Please enter at least 3 characters.

"Mos u bo merak", kënga më e re nga Sharr Braina dhe Arjani

2018/09/moss-1-e1537650504738.jpg

Artisti i ri Sharr Braina ka tashmë disa projekte të lansuara në tregun muzikor shqiptar.

Së fundmi, ajo ka sjell një tjetër këngë të re, të titulluar "Mos u bo merak", të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin Arjan.

Kënga është punuar nga Seven Saraqi, i cili njëherësh autor i shumë këngëve të fundit të sjella nga estrada.

"Mos u bo merak" vjen në kanalin YouTube edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit "Boulevard Films".

Me të publikuar në YouTube, kënga është pritur mirë nga fansat e të dy artistëve, duke marrë shumë komente pozitive.

Në muajt në vazhdim, Sharr Braina dhe Arjan pritet të sjellin në treg edhe disa projekte tjera. /Telegrafi/