“Mos më duaj sot”, thotë Adelina Tahiri (Video)
06/04/2015
Adelina Tahiri ka lansuar para pak çastesh videoklipin më të ri të saj të titulluar “Mos më duaj sot”, transmeton Telegrafi.
Me një paraqitje të nxehtë, me shumicën e skenave të realizuara pranë një mashkulli gjysmë-lakuriq, Adelina kësaj here vjen me një këngë jo shumë ritmike.
Videoklipi është i realizuar nga produksioni Imagine Films dhe është hedhur në YouTube nën profilin e kompanisë publikuese Onima.
Këngëtarja seksi dje pati edhe një tjetër festë, pasi festoi ditëlindjen e saj të 23-të. /Telegrafi/


