Please enter at least 3 characters.

Mos e provoni këtë - burri vesh një mantel dhe shkrin borën me një flakërues

2021/01/37298620-0-image-a-5_1609050919090.jpg

Për shkak të idesë së tij interesante, por edhe të rrezikshme, për pastrimin e borës në rrugë, amerikani ka tërhequr vëmendjen në mediat sociale.

Timothy Browning nga Kentucky, SHBA, po pastronte borën në një mënyrë krejt të çmendur.

Kushëriri i tij e filmoi atë duke qëndruar aty afër, kurse ai i veshur me një mantel të bardhë, çorape, pantofla dhe një kapelë, duke rikrijuar karakterin e Eddie nga filmi i festave me kult ‘Christmas Craziest’, po e kryente këtë veprim të rrezikshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithëse veshja e tij ishte një hit, më shumë vëmendje tërhoqi metoda e tij mjaft e rrezikshme për heqjen e borës me flakërues.

Në fillim të videos mund të dëgjojmë një kushëri i cili e filmoi atë duke bërtitur: 'Shërbimet e heqjes së borës tani janë në dispozicion!'.

Në pamjet, të cilat zgjasin gati 1 minutë, Timothy pastaj gjuan birrën që e kishte në borë ndërsa shikon flakën gjigante para tij që shkrinte gjithçka, shkruan Fox News. /Telegrafi/