Mori lëndim të rëndë, Oltion Bilalli rikthehet në stërvitje pas katër muajsh
Pas katër muajsh mungesë për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Malishevës (0-0), futbollistiiGjilanit, Oltion Bilalli, ka rikthyernëstërvitje.
Ai u godit pa dashje me bërryl gjatë një dueli me portierin Ilir Avdyli në minutat e fundit të ndeshjes dhe më pas u përplas me kokë në tokë, duke pësuar gjakderdhje në kokë.
Bilalli, dikur pjesë e Kosovës U21, qëndroi për disa javë në kujdesin mjekësor në QKUK, për tu liruar pastaj.
Rikthimi në stërvitje, tregon përmirësime të dukshme në gjendjen e tij shëndetësore, pasi ai ka filluar vrapimet dhe përgatitjet për tu bashkuar pastaj me pjesën tjetër të ekipit.
"Pas 4 muajsh të vështirë, plot sfida dhe sakrifica, jam rikthyer në fushë. Çdo ditë e kaluar në rikuperim ka qenë një betejë. Sot, më në fund jam kthyer aty ku i përkas – në fushë. Faleminderit të gjithëve që ishit pranë meje", ka shkrua Bilalli.
Sport Club Gjilani do ta ketë një armë shtesë për pjesën e mbetur të sezonit, pasi kthimi i Bilallit në nivelet më të larta, do ta ndihmonte klubin drejt objektivave. /Telegrafi/


