Please enter at least 3 characters.

Morf: Bluza që mund të vishet në 24 mënyra

2016/01/morf-bluza-q-euml-mund-t-euml-vishet-n-euml-24-m-euml-nyra_hd.jpg

A nuk është e sikletshme të flesh në shtëpinë e dikujt tjetër dhe të të duhet ët dalësh mëngjesin tjetër me të njëjtën veshje?

Stilistja izraelite Tara Salem, ka krijuar një bluzë e cila mund të vishet në 24 mënyra të ndryshme, me ngjyra të shumëllojshme dhe pa ndihmën e lidhëseve, zinxhirëve apo kopsave.

Morf do të dalë në shitje në fund të muajit prill dhe do të jetë e disponueshme për meshkuj dhe femra, në ngjyrë të kuqe, të gjelbër dhe kaltër, shkruan Anabel. Kjo bluzë do të kushtojë 80$.

Ndiqni videon e prezantimit të saj.   /Telegrafi/