Please enter at least 3 characters.

Monchi: Nëse do të anulohej edhe goli ‘i dytë’ i De Jong, do ta kisha nxjerrë ekipin nga fusha

2020/01/Monchi-e1579385289403.jpg
261:"VERONA, ITALY - FEBRUARY 08: As Roma Sport director Ramon Rodriguez Monchi looks on before the Serie A match between Chievo Verona and AS Roma at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on February 8, 2019 in Verona, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi, ka shprehur pakënaqësinë e tij për anulimin e golit të Luuk de Jong në pjesën e parë të ndeshjes kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Andaluzianët kaluan në epërsi me një gol me kokë nga holandezi, mirëpo pas konsultimit të sistemit VAR, gjyqtari e anuloi golin me pretendimin se paraprakisht pati ndërhyrje të palejuar nga Nemanja Gudelj në Eder Militaon.

“Të gjithë e panë aksionin... Refuzoj ta analizoj ndeshjen taktikisht ose teknikisht, sepse ky moment është shumë vendimtar dhe është absurde ta analizosh ndeshjen nga kjo pikë e tutje”, kishte deklaruar Monchi për Movistar.

Në pjesën e dytë, De Jong shënoi sërish dhe ky gol u pranua, mirëpo Reali u ankua për dyshimin se Munir El Haddadi e kishte prekur topin me dorë në ndërtimin e aksionit.

“Po ta kishin anuluar atë gol, do të zbrisja në fushë dhe do ta nxirrja ekipin jashtë”, është shprehur drejtori i Sevillas. /Telegrafi/