Please enter at least 3 characters.

Moment emocionues - futbollistët e Kosovës iu bashkohen atyre të Shqipërisë duke e kënduar së bashku himnin kombëtar

2019/10/shqiperi-kosove-2.jpg
4:"User

Shumë herë kemi menduar se si do të jetë në një përballje zyrtare futbolli mes Shqipërisë dhe Kosovës kur në stadium të tingëllojë Himni i Flamurit.

Përgjigjen e kemi marrë sot, kur në ndeshjen e përfaqësueseve U21, në “Elbasan Arena”, tifozët e jo vetëm, të bashkuar kanë kënduar Himnin e Flamurit.

Në momentin kur në stadium filluan të dëgjoheshin notat muzikore, edhe futbollistët e Kosovës u bashkuan krah më krah, ndërsa disa prej tyre filluan të këndonin bashkë me lojtarët e Shqipërisë.

Mirlind Daku, Gëzim Pepsi, Kreshnik Hajrizi e mbrojtësi i Bolognas, Lirim Kastrati, ishin ata të cilët  filluan të këndonin me zë të lartë Himnin e Flamurit, dukshëm të emocionuar duke e dëgjuar, shkruan vipsport.

Në fund, të gjithë futbollistët e Kosovës e duartrokitën këtë moment emocionues, ashtu si në shkallaret e stadiumit, ku tifozët e dy përfaqësueseve ishin bërë bashkë e po këndonin njëzëri.