Moment dramatik, shkëmbi i famshëm në Britani të Madhe shembet me rënie masive shkëmbinjsh vetëm pak metra larg këmbësorëve
Ky është momenti dramatik kur një shkëmb u shemb në Bregun Jurasik, ndërsa dy pushues u ‘zhdukën’ nën një re të madhe pluhuri.
Rreth 500 ton shkëmb ranor ranë në plazhin në West Bay, Dorset të Britanisë së Madhe, kur një pjesë e shkëmbit 150 metra të lartë, i bërë i famshëm nga drama kriminale e ITV Broadchurch, papritmas u shemb.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan momentin dramatik kur një pjesë e shkëmbit u shemb vetëm pak metra larg plazhistëve, transmeton Telegrafi.
Mbetjet që binin shkaktuan një re të trashë pluhuri të artë ndërsa goditën rërën - por kalimtarët dukeshin të pashqetësuar nga shembja.
Roja bregdetare u thirr në vendngjarje për të kontrolluar nëse dikush ishte bllokuar nën shkëmbinj, por për fat të mirë nuk u raportuan viktima. /Telegrafi/


