Please enter at least 3 characters.

MKRS-ja ndihmon Prishtinën

2016/01/mkrs-ja-ndihmon-prishtin-euml-n_hd.jpg

Ministri i Sportit, Kujtim Shala. së bashku me këshilltarin e tij Muharrem Sahitin, ka vizituar klubin e Prishtinës, duke ia ndarë edhe 500 mijë euro për investime, transmeton Telegrafi.

Punimet për rindërtimin e stadiumit të kryeqytetit pritet të fillojnë në muajin mars, ndërsa Shala ka deklaruar se kjo është shuma që kanë mundur t’i ndajnë për punimet e reja, edhe pse nuk e dinë nëse janë të mjaftueshme.

“Sivjet janë të ndara 500 mijë euro. Nuk ka mundësi më shumë. Nëse projekti është gati deri në muajin mars, atëherë menjëherë do të nis puna. Përndryshe, nuk e di akoma se sa mjaftojnë, sepse akoma nuk i kam të dhënat teknike. Por, këto janë mjetet materiale të cilat janë ndarë”, ka thënë Shala, pas takimit që pati me kryetarin e klubit të Prishtinës, Remzi Ejupin, dhe anëtarët tjerë të bordit. /Telegrafi/