Please enter at least 3 characters.

Mitrovicë, godet me veturë policin pasi ia shqiptuan gjobën

2017/08/Policia-arrestim.jpg

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti gjatë pranimit të një tikete për një kundërvajtje në trafik e shqiptuar nga zyrtarët policor, me veturën e tij në lëvizje me retrovizor ka goditur njërin nga zyrtarët.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shupkovc, Mitrovicë, më 10.01.2018 në ora 01:52.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/