Please enter at least 3 characters.

Misovski udhëheq delegacionin në Meçkin Kamen

2017/04/Misovski-Kuvend.jpg

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të shënojë 2 gushtin - Ditën e Republikës, në Meçkin Kamen në Krushevë, ndërsa delegacionin do ta udhëheq nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski.

"Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është në gjendje të mirë shëndetësore, por me rekomandim të mjekëve se atij i duhet pushim shtesë", thonë nga shërbimi kuvendar për shtyp.

Ndryshe, xhaferi më 24 korrik u hospitaliza në Klinikën Infektive me simptoma të coronavirusit, por në testime ka rezultuar negativ./Telegrafi/