Please enter at least 3 characters.

Miranda: E konsideroj vetën si mbrojtësin më të mirë në Serie A

2018/04/Joao-Miranda-Inter-e1524686164655.jpg
137:"during the serie A match between Atalanta BC and FC Internazionale at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on April 14, 2018 in Bergamo, Italy.
13:"Marco Luzzani

Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit.

Braziliani e konsideron vetën mbrojtësin më të mirë në kampionatin elitar italian.

"Në aspektin e eksperiencës, por jo vetëm, e konsideroj vetën si mbrojtësin më të mirë në Serie A", ka thënë Miranda për Inter Channel.

(Foto: Getty Images)

"Mendoj se jam një paket e kompletuar si mbrojtës, me teknik dhe qetësi. Jashtë fushe jam i qet dhe gjithmonë mendoj para se të veproj. Atë sjelle e bëj edhe në fushë gjithashtu".

"Flas me Luciano Spallettin gjatë gjithë kohës. Më pëlqen si trajner, ashtu si unë, ai gjithmonë dëshiron fitore".

"Ndeshja më e mirë që kam pasur me Interin ishte 3-2 ndaj Milanit. Ishte një ndeshje fantastike dhe të fitosh derbin është gjithmonë ndeshje e mirë".

"Më pëlqen ushqimi italian, posaçërisht lazanjat. Më duhet ta them, futbolli italian është më i miri në botë", ka shtuar Miranda. /Telegrafi/