Please enter at least 3 characters.

Ministrja Vlora Dumoshi përgëzon Fikret Shatrin për vrapimin e tij nga Prishtina në Tiranë

2020/07/106528148_4045292022209473_2510490915948065431_o.jpg

Ish-basketbollisti i njohur kosovar, Fikret Shatri ka arritur ta mbyll me sukses maratonën historike të gjatë 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë.

Shatri ishte nisur dy ditë më parë në ora 18:00 nga sheshi “Skënderbe” në Prishtinë duke arritur pak minuta më parë me sukses në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.

Për këtë vrapim Shatri është përgëzuar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

“Fikreti i fort si guri! Nga Prishtina në Tiranë vrap me ritem t'shqipes, me plot dashni, 257 km me plot vullnet”.

“Shatri realizoi rrugëtimin e tij, vrapimi merr frymë ndryshe, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon!”, ka shkruar Dumoshi. /Telegrafi/