Please enter at least 3 characters.

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

2024/03/Artane-Rizvanolli-foto-Ridvan-Slivova-3-e1710341380664.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

E njëjta është parë duke hyrë në objektin e kësaj Prokurorie, ndërkaq nuk dihen ende arsyet se për çfarë është duke u intervistuar.

Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale dhe jemi në pritje të një përgjigje nga ana e tyre.

Ndërkaq në media është raportuar se ministrja Rizvanolli po intervistohet lidhur me hetimet që rëndojnë mbi Nagip Krasniqin, ish-kryeshefin e KEK-ut.

Kujtojmë se Krasniqi akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion. /Telegrafi/