Ministria e Financave: Mbështetje e re prej 14.2 milionë eurosh për kompanitë në Maqedoni, dy transhe të transferuara nga Buxheti në Bankën e Zhvillimit
Ministria e Financave të Maqedonisë së Veriut ka paguar dy transhe të reja nga Buxheti për Bankën e Zhvillimit për mbështetjen e kompanive vendase. Konkretisht, u paguan një transh me vlerë 305 milionë denarë dhe një transh prej 568 milionë denarë, pra gjithsej 873 milionë denarë ose 14.2 milionë euro.
Me pagesën e këtyre transheve, mbështetja totale shtetërore për ekonominë vendase arrin në 217.5 milionë euro nga gjithsej 250 milionë euro të planifikuara për mbështetjen e kompanive vendase.
Qeveria siguroi fondet përmes një linje krediti nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendase, dhe përmes vendosjes së fondeve me kushte të favorshme për kompanitë për të realizuar investime private në zhvillimin e kompanive dhe për të stimuluar rritjen ekonomike. Fondet vendosen tek përdoruesit fundorë përmes bankave tregtare, norma e interesit është 1.95% në vit dhe periudha e shlyerjes është deri në 15 vjet dhe një periudhë mospagimi deri në 3 vjet.
Buxheti total për mbështetjen e kompanive vendase i parashikuar në Buxhet arrin në 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit të investimit vlerësohet në rreth 300 milionë euro./Telegrafi/


