Please enter at least 3 characters.

Ministri Krasniqi dhe zv/Ministri Mjeku në KRU ‘Hidrodrini’: Qeveria e përkushtuar për mbarëvajtjen e KRU-ve

2023/01/323035914_5761706790531613_3338033791367491998_n-e1674072682172.jpg

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku vizituan Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit 'Hidrodrini' në Pejë.

Në cilësinë e aksionarit, zyrtarët e lartë të kabinetit qeveritar zhvilluan takim me përbërjen e re të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë si dhe me Kryeshefin Ekzekutiv ing. Agron Tigani.

Në takim është diskutuar mbi të arriturat dhe sfidat e kompanisë, me theks të veçantë mbi planet dhe strategjinë 2023.

Takimi ka pasur karakter njohës dhe informativ, thuhet tutje në njoftimin e kompanisë Rajonale të Ujësjellësit 'Hidrodrini' në Pejë./Telegrafi/