Ministri Bytyqi nënshkruan vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit në shkolla
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka nënshkruar sot vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit dhe mësimdhënësit.
Sipas Bytyqit ky vendim vlen në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë.
Postimi i plotë:Të dashur qytetarë,Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër,Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij. /Telegrafi/


