Please enter at least 3 characters.

Ministri Agim Nuhiu njihet me problemet që kanë policët e Kumanovës

2017/01/Agim-Nuhiu-Kumanove.jpg

Në kuadër të vizitave nëpër sektorët e punëve të brendshme dhe stacionet policore në vend, ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, vizitoi sot SPB-në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me gjendjen aktuale dhe problemet me të cilat ballafaqohen të punësuarit. Ministri Nuhiu i vizitoi edhe ambientert e reja ku do të jenë të vendosur të punësuarit e shërbimeve administrative të SPB-së Kumanovë.