Please enter at least 3 characters.

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” hyjnë në grevë

2023/08/Trepca-Minatoret-foto-ridvan-slivova-telegrafi-10.jpg
14:"Ridvan Slivova

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë hyrë në grevë të enjten.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin nënkryetari i Sindikatës së Minatorëve, Destan Kërleshi, i cili ka bërë të ditur se protesta ka nisur shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit korrik.

“Protesta ka nisë me ndërrimin e parë të minatorëve si rrjedhojë e mos realizimit të pagës për muajin korrik. Tash po presim ndërrimin e dytë nëse do e vazhdojë apo jo grevë. Minatorët kanë kërkuar nga kryeshefi për me ia shpjegua arsyen, e ai s'ka dal para tyre”, ka thënë Kërleshi.

Ndryshe, minatorët në Mitrovicë patën hyrë në grevë edhe një muaj më parë, në korrik për mos ekzekutimin e pagave të muajit qershor. /Telegrafi/