Minaj lason klipin e ri (Video)
27/05/2015
Këngëtarja Nicki Minaj ka lansuar klipin e këngës së saj më të re, “The Night Is Still Young”.
Reperja në këtë klip të tretë me radhë brenda disa javëve ka shfaqur përsëri stilin e saj të flokëve me ngjyrë roze, transmeton Koha.net.
Minaj së fundmi ka bashkëpunuar me këngëtaren e famshme Beyoncé në këngën “Feeling Myself”, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e tyre.
Gjithashtu ajo është parë edhe në këngën më të fundit të David Guettas, “Hey Mama”, si hologram.


