Milot Rashica dy asistime, Ernest Muçi gol të bukur – dy shqiptarët shkëlqejnë me Besiktasin
18/08/2024
Milot Rashica me dy asistime dhe Ernest Muçi me një gol ishin vendimtar në fitoren e Besiktasi në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Turqisë ndaj Antalyasporit me rezultat 4-2. Rashica asistoi në golin për 1-1 dhe për 3-2, në minutën e 13-të dhe të 56-të, kur shënuan Ciro Immobile dhe Rafa Silva. Ndërkohë, Ernest Muçi i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të dhe në rastin e parë arriti të shënojë në golin e fundit në ndeshje për 4-2, në minutën e 95-të.


