Please enter at least 3 characters.

Milionat që hidhen në fontanën e Romës nga turistët: Sa para grumbullohen gjatë një viti, si mblidhen dhe për çfarë kauze shkojnë

2024/02/parat-ne-fontanen-e-Romes.jpg

Nëse keni vizituar ndonjëherë Romën keni mundur ta shihni edhe fontanën e famshme Di Trevi të kryeqytetit italian, ku turistët hedhin monedha në këmbim të një 'dëshire'.

Çdo vit, rreth 1.5 milion euro përfundojnë në fontanën e këtij monumenti spektokolar që daton nga shekulli i 18-të, transmeton Telegrafi.

Por, ku shkojnë këto para?

Disa herë në vit, autoritetet italiane dërgojnë një ekip të posaçëm për të mbledhur këto para. Me metoda të shumta, ata i nxjerrin këto para nga fontana dhe pastaj i vendosin në qese me vëzhgimin e policisë.

Paratë e mbledhura nga fontana Di Trevi dhurohen më pas për një organizatë bamirëse që ndihmon njerëzit në nevojë. Këto të holla kanë qenë shtysë e madhe për organizatën dhe përbëjnë 15 për qind të buxhetit vjetor.

Grupi gjithashtu financon aktivitete të tjera bamirëse, përfshirë edhe financimin e strehimoreve.

Por, pse i hedhin?

Legjenda thotë se në rast se hidhni para me dorën e djathë mbi të majtën, atëherë do të keni fat dhe një ditë do të ktheheni në Romë. /Telegrafi/