Please enter at least 3 characters.

Milani rikthen epërsinë ndaj Beneventos , shënon Kalinic (Video)

2017/10/kalinic-2.jpg

Skuadra e madhe italiane, Milan ka rikthyer epërsinë në ndeshje me Beneventon.

Pasi në pjesën e parë kishte shënuar Jack Bonaventura për 0-1, vendasit barazuan rezultatin.

Ishte minuta e 50-të e ndeshjes kur sulmuesi anësor i vendasve George Puscas shënoi për 1-1.

Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm shtatë minuta pasi Nikola Kalinic shënoi për epërsinë e dytë të Milanit.

Kroati u asistua nga mesfushori italian Jack Bonaventura. /Telegrafi/