Please enter at least 3 characters.

Milani refuzon Napolin për De Sciglion

2016/08/de-sciglio-1.jpg
147:"Campionato di Calcio Serie A TIM 2015/2016 31 Giornata Bergamo - 03.04.2016 Atalanta-Milan Nella Foto:Mattia De Sciglio /Ph.Vitez-Ag. Aldo Liverani
32:"Massimiliano Vitez/Ag. Aldo Live

Sipas raportimeve italiane, Milani ka refuzuar Napolin për mbrojtësin e tyre italian, Mattia De Sciglio.

Napoli janë në nevojë për një mbrojtës anësor dhe një lëvizje për futbollistin e Interit, Davide Santon, dështoi më herët këtë verë, pasi ai nuk arriti të kaloj testet mjekësore.

Sipas Sportmediaset, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis foli me drejtorin e Rossonerëve, Adriano Galliani, natën e kaluar për të pyetur në lidhje me De Sciglio.

Por, Galliani ka bërë të qartë se mbrojtësi italian nuk është në shitje, dhe ‘Djalli’ do të marrë parasysh vetëm një ofertë super të madhe.

Ndërkohë, është raportuar se kontaktet janë duke vazhduar për Nikola Maksimovic të Torinos, edhe pse trajneri Sinisa Mihajlovic ka konfirmuar se ai do të luajë kundër Pro Vercellit nesër. /Telegrafi/