Please enter at least 3 characters.

Milani ofertë zyrtare për Arsenalin, duan transferimin e Shkodran Mustafit

2019/11/GettyImages-1185914762-e1590144820906.jpg
327:"GUIMARAES, PORTUGAL - NOVEMBER 06: Shkodran Mustafi of Arsenal celebrates with Rob Holding after scoring his team's first goal during the UEFA Europa League group F match between Vitoria Guimaraes and Arsenal FC at Estadio Dom Afonso Henriques on November 06, 2019 in Guimaraes, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Shkodran Mustafi është duke i kaluar muajt e fundit si futbollist i Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Topçinjtë në fund të sezonit, pasi ka humbur vendin e titullarit këtë edicion.

Kampioni i Botës me Gjermaninë ishte kritikuar shumë nga tifozët e Arsenalit dhe duket se ai do të rikthehet në Serie A.

Pas përvojës fantastike vite më parë me Sampdorian, Mustafi është pranë rikthimit në kampionatin italian.

Milani është skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e tij dhe tani Rossonerët kanë bërë një ofertë zyrtare.

Sipas mediave italiane Milan i ka ofruar 10 milionë euro Arsenalit për transferimin e Mustafit.

Mbetet të shihet nëse do të mjaftojë kjo ofertë e kuqezinjve për ta bindur Arsenalin ta lënë të lirë Mustafin.

Gjithsesi edhe Roma po e monitoron situatën e shqiptarit pasi Giallorsoët duan ta përforcojncv repartin defensivë. /Telegrafi/