Milani ndalet me barazim në shtëpi nga Genoa
15/12/2024
Milan ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Genoas në kuadër të javës së 16-të në Serie A. Në pjesën e parë pati një dominim total të ‘Rossonerëve’, por ata shpërdoruan një mori rastesh duke mos arritur ta gjejnë golin e avantazhit.I pari që rrezikoi për vendasit ishte Emerson Royal (8’) të cilit iu mohua goli nga portieri mysafir Nicola Leali.Golit iu afrua edhe Tammy Abraham i cili në minutën e 13-të bëri një gjuajtje të rrezikshme e cila përfundoi afër shtyllës së majtë.
Standings provided by Sofascore


