Please enter at least 3 characters.

Milani ia vendos Paquetas çmimin e largimit

2019/12/Paqueta-e1577270207975.jpg
229:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 03: Lucas Paqueta of AC Milan controls the ball during the Serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on November 3, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjigantët italianë të Serie A, Milani ka vendosur një çmim prej 35 milionë eurosh për mesfushorin brazilian, Lucas Paqueta.

22-vjeçari është shumë i vlerësuar në komunitetin e futbollit, por ka qenë duke luftuar për tu përshtatur me jetën në Serie A qysh kur u transferua në janar nga klubi brazilian Flamengo për një tarifë transferimi të raportuar prej 38 milionë.

Ka pasur raporte të interesit për Paqueta nga gjigandët francezë të Ligue 1, Paris Saint-Germain, ku drejtori sportiv Leonardo është një tifoz i madh i lojtarit dhe mezi pret që ta sjellë atë në klub në të ardhmen e afërt.

Sa i përket raportit të fundit, hierarkia e Milanit ka njoftuar homologët e tyre në Paris se braziliani ndërkombëtar do të largohet nga klubi vetëm për ofertën e duhur.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Rossonerët e kanë bërë të qartë se Paqueta largohet vetëm nga një ofertë prej 35 milionë eurosh dhe nuk do të ketë zbritje.

Paqueta ka përfaqësuar klubin kuqezi në 30 ndeshje në të gjitha garat ku ai ka arritur të shënojë vetëm një gol dhe tri asistime. /Telegrafi/