Please enter at least 3 characters.

Milan arrin marrëveshje me Bakayokon, këtë javë kompletohet transferimi i tij

2020/08/GettyImages-1140834089.jpg
201:"TURIN, ITALY - APRIL 06: Tiemoue Bakayoko of Milan shows his dejection during the Serie A match between Juventus and AC Milan on April 06, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Tiemoue Bakayoko do të rikthehet përsëri për ta veshur fanellën e Milanit.

Mesfushori francez pasi kaloi një vit si i huazuar te Monaco është rikthyer në Chelsea, por trajneri Frank Lampard nuk llogarit në shërbimet e tij.

Monaco, Lyon, PSG dhe disa skuadra angleze tentuan transferimin e tij, por Bakayoko është i vendosur të nënshkruajë me Milanin.

26-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Milanin për një kontratë katër vjeçare.

Gjatë kësaj jave pritet të kompletohet transferimi i tij, pasi Chelsea dhe Milan janë shumë afër marrëveshjes.

Tiemoue Bakayoko . (Photo by Christopher Lee/Getty Images)

Rossonerët kanë ofruar 30 milionë euro, teksa Chelsea është duke kërkuar 35 milionë për yllin e tyre.

Gjithsesi sipas medieve italiane Bakayoko është i destinuar për tu transferuar te Milani, pasi marrëveshja përfundimtare pritet të arrihet për 32 milionë.

Mesfushori francez kishte kaluar një vit të suksesshëm si i huazuar te Milani në edicionin 2018/19 ku zhvilloi 42 ndeshje duke shënuar një gol e duke bërë një asistim. /Telegrafi/