Please enter at least 3 characters.

Milaim Zeka nga arresti shtëpiak në mbledhje në Kuvend (Foto)

2016/01/milaim-zeka-e-shtron-n-euml-pyetje-p-euml-r-qeveritar-euml-t-ndash-e-pranon-se-euml-sht-euml-ldquo-pyetje-pa-lidhje-rdquo_hd.jpg

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, është duke marrë pjesë në një mbledhje në Kuvend, një ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia shqiptoi masën e arrestit shtëpiak.

Zeka qe ndaluar tri ditë më parë nën dyshimet për shmangie të tatimit.

Avokati i tij, Gazmend Halilaj, konfirmoi për KALLXO.com se Milaim Zeka ka leje nga gjykata për të marrë pjesë në mbledhjet në Kuvend.

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media po shqyrtohet raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin si dhe raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Media.