Please enter at least 3 characters.

Mijallkov mbahet dy orë për bisedë informative në PSP

2016/11/Mijallkov-ne-PSP-4-nentor1.jpg

Pas dy orësh në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov tani ka dalë nga PSP, i shoqëruar me avokatin e tij Nikolla Dodevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ishte i thirrur të jep deklaratë për rastin 'Torturë' çka kjo prokurori e ka ngritur në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkuar për Maqedoninë, Ljube Boshkovski, një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2011.

Përveç Mijallkovit, në këtë rast të dyshuar janë komandanti i Njësisë speciale 'Alfa',-Ivica Antevski Puki dhe anëtarë tjerë të këtij njësiti. Ata akuzohen për sjellje jo-njerëzore. /Telegrafi/