Please enter at least 3 characters.

Mihaliqi në Vushtrri mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshati Mihaliq i Vushtrrisë do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit vjen si pasojë e punimeve që po realizohen në rrjetin e ujësjellësit nga Komuna e Vushtrrisë.

Furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas përfundimit të punimeve dhe kthimit të furnizimit të rregullt.

KRU “Mitrovica” ka falënderuar banorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/