Mickoski: Pres stabilizim të çmimeve të derivateve, dizeli të jetë për 6.5 denarë më lirë
Hristijan Mickoski
Hristijan Mickoski
30/05/2026
Një ditë para se të përfundoj afati për masat ekonomike që i vendosi Qeveria, kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që çmimet të stabilizohen dhe dizeli të jetë më i lirë për 6.5 denarë.
Ai paralajmëroi seancë qeveritare online për nesër, dhe, siç tha vendi do të mbetet me çmimet më të ulëta të karburanteve.
“Norma preferenciale e mëparshme për benzinën prej 10 përqind do të kthehet në 18 përqind, ndërsa sa i përket akcizave, do të mbetet ulja prej dy denarësh për litër për naftën dhe benzinën pa plumb 95 dhe 98 oktanë, sepse mesatarja në gjysmën e dytë të majit për naftën dhe benzinën pa plumb sillej midis 1.000 dhe 1.200 dollarë për fuçi”.
Ai shtoi se do të vazhdojnë të negociojnë me “Oktan” për zbritje shtesë.


