Please enter at least 3 characters.

Michelle Obama me rrëfim të hidhur: Njerëzit largoheshin nga unë vetëm pse isha e zezë, më pas u bëra Zonja e Parë e ShBA-së

2019/11/GettyImages-813549150-e1572608062526.jpg
197:"LOS ANGELES, CA - JULY 12: Former First Lady Michelle Obama speaks onstage at The 2017 ESPYS at Microsoft Theater on July 12, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka mbajtur një fjalim emocionues përpara të pranishmëve në Samitin e organizuar nga “Fondacioni Obama”.

Ajo nuk hezitoi që para një audience të gjerë të ndajë me ta momente të hidhura nga e kaluara e saj.

Fëmijëria e Michelles nuk ka qenë e lehtë, në fakt ajo është rritur në një lagje të thjeshtë në jug të Chikagos.

Duke e quajtur këtë fenomen si "Fluturimi i bardhë", Obama tregoi për racizmin që kishte përjetuar dikur vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Në një çast, ish-Zonja e Parë rrëfeu kujtimin kur bashkë me të vëllanë përjetuan momente jo të mira në një palestër.

“Sapo ne u futëm brenda, njerëzit e bardhë nisën të largoheshin prej saj, pasi ata kishin frikë nga ne, nga ajo çfarë ne përfaqësonim”, tha ajo.

E njëjta vazhdoi të tregojë se familjet e bardha largoheshin gjithmonë nga familja e saj.

megjithatë me kalimin e viteve gjërat ndryshuan, pasi ajo dhe vëllai i saj filluan ta gjejnë veten edhe në ambiente të ndryshme pune, ku dominonin kryesisht njerëzit e bardhë.

Ajo arriti suksesin më të madh në jetë duke u bërë Zonja e Parë e ShBA-së, dhe tashmë është një nga folëset më aktive përket të drejtave të njeriut.

E kaluara e saj dhe racizmi që ka përjetuar në fëmijëri është njëra ndër arsyet që ajo e çon edhe më përpara këtë kauzë. /Telegrafi/