Mexhiti: Gjuha shqipe nuk u ndalua, Ligji për gjuhën shqipe nuk u abrogua
11/12/2024
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Gjykata Kushtetuese nuk votoi sot, do të ketë seancë përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve
Mexhiti thotë se gjuha shqipe nuk është abroguar.
"Loja mbaroi! Gjuha shqipe nuk u ndalua, Ligji për gjuhën shqipe nuk u abrogua, Lista e zezë për korrupsion u konfirmua", shkruan Mexhiti.
Ai thotë se Qeveri po bën punën e saj./Telegrafi/


