Please enter at least 3 characters.

Metallica shihen duke bërë prova me flamurin e Shqipërisë të vendosur në prapavijë

2023/12/403389302_173271109206297_3456046515627830680_n.jpg

Grupi i njohur, Metallica kanë habitur me një veprim të fundit.

Një video e grupit amerikan të 'rocku'-t është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ata teksa po bëni prova në prapavijë shihet i vendosur flamuri i Shqipërisë.

Ky moment është komentuar fansat e tyre shqiptarë, të cilët janë shprehur të lumtur dhe falënderues ndaj grupit me famë botërore për një gjest të tillë.

Foto: Screenshot/TikTok

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Metallica shfaqen me flamurin kuq e zi, në vitin 2018 një foto e tyre me flamurin kombëtar u bë virale.

Atë kohë, fotoja është kërkuar dhe realizuar nga një djalë shqiptar që jeton prej vitesh në Londër, i njohur në rrjetet sociale si një prej fansave të zjarrtë shqiptar të Metallica.

Ndërkohë, një veprim i ngjashëm është bërë së fundmi edhe nga reperi me famë botërore, Drake.

Rap-artisti kanadez publikoi këngën "Polar Opposites", ku përveç që përmend Prishtinën në tekstin e këngës, ai në videoklip gjatë tërë kohës u shfaq me flamuri kuq e zi. /Telegrafi/

Foto: Arkiv