Please enter at least 3 characters.

Messi thyen edhe një rekord, bëhet lojtari me më së shumti fitore në histori të La Ligas

2019/04/Messi-Barcelona-10.jpg
285:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 06: Lionel Messi of Barcelona looks on as he waits to receive the La Liga player of the month prior to the La Liga match between FC Barcelona and Club Atletico de Madrid at Camp Nou on April 06, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka seleksionuar edhe një rekord të madh në kampionatin spanjoll, La Liga.

Messi po vazhdon të thyej rekorde çdo ditë e më shumë dhe ta shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në futbollin botëror.

Një rekord të tillë, ylli argjentinas e ka arritur edhe sot (e shtunë) në fitoren e Barcelonës 2-0 ndaj Atletico Madridit.

Fitorja ndaj kryeqytetasve ishte e 335 në karrierën e Messit në La Liga duke e bërë atë lojtarin me më shumë fitore në histori të kësaj lige.

Me këtë fitore, Messi ka lënë pas vete dy legjendat e mëdha spanjolle, portierët Iker Casillas dhe Andoni Zubizarreta me nga 334 fitore.

Ky rekord i pesë herë fituesit të Topit të Artë mund të thellohet edhe më shumë pasi nuk ka indikacione për një largim të tij nga Barcelona.

Lojtari i vetëm aktiv që mund t'ia rrezikoj deri diku këtë rekord është kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos me 301 fitore në La Liga. /Telegrafi/