Please enter at least 3 characters.

Messi prezanton fanellat e treta të Barcelonës, por tifozëve nuk iu pëlqen ngjyra e tyre

2020/08/GettyImages-1256559847-1-e1599469834783.jpg
225:"BARCELONA, SPAIN - JULY 16: Lionel Messi of FC Barcelona shows his disappointment during the Liga match between FC Barcelona and CA Osasuna at Camp Nou on July 16, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka prezantuar fanellat e treta për edicionin e ri 2020/2021.

Katalunasit kanë si sponsor kompaninë gjigante të veshmbathjeve Nike e cila ka bërë një dizajn unik për fanellën e tretë.

Kapiteni Lionel Messi së bashku me Frenkie De Jong dhe Ansu Fati kanë prezantuar fanellën e tretë.

Ajo është ngjyrë rozë ku ka edhe të gjelbër, por kjo nuk i ka pëlqyer tifozëve.

Shumica nga komentuesit në këtë postim në rrjetet sociale kanë kritikuar fanellat e treta të klubit.

Kjo është hera e dytë në histori të klubit që ka një fanellë kryesisht ngjyrë rozë.

Hera e parë ishte në edicionin 2017/18 kur Barcelona edhe në atë vit e kishte ngjyrë rozë fanellën e tretë.

Gjithsesi mbetet të shihet në fushë fanella e tretë, por tifozët nga prezantimi i tyre kanë mbetur të pakënaqur. /Telegrafi/