Please enter at least 3 characters.

Messi me statistikë të tmerrshme në top pesë ligat evropiane

2022/01/messi-6.jpg

Situata e Lionel Messit te Paris Saint-Germain përfshin një statistikë marramendëse.

Legjenda e Barcelonës ka përqindjen e dytë më të keqe të konvertimit të gjuajtjeve në pesë ligat më të mira të Evropës - një gol nga 44 përpjekje.

Vetëm mbrojtësi i krahut të Manchester City, Joao Cancelo  është një lojtar më pak i frytshëm në këtë aspekt se shtatë herë fituesi i Topit të Artë, duke shënuar një nga 46 përpjekje të tij në Ligën Premier.

Sulmuesit e klasit botëror shpresojnë të konvertojnë pothuajse një në katër përpjekje.

Dhe sigurisht, aftësitë e Messit në driblimin dhe pasimet nënkuptojnë se ai duhet ta ketë më të lehtë të shënojë në më pak tentime.

Por forma e 34-vjeçarit - dhe ndoshta disponimi i tij - kanë rënë ndjeshëm që nga largimi i tij gjatë verës nga Nou Camp.

Thuhet se ai është i pakënaqur me stilin e lojës së liderëve të Ligue 1 nën drejtimin e Maurcio Pochettino. /Telegrafi/