Please enter at least 3 characters.

Messi flet pas het-trikut: Fitore e merituar ndaj Sevillas, synojnë triumfin edhe ndaj Realit në Copa del Rey

2019/02/Messi-Sevilla.jpg
237:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 23: Lionel Messi of FC Barcelona reacts during the La Liga match between Sevilla FC and FC Barcelona at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 23, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se skuadra po kthehet në nivelet e tyre të larta pas fitores së tyre 4-2 në Sevilla të shtunën pasdite.

Messi ishte në formë frymëzuese në Ramon Sanchez Pizjuan, duke shënuar het-trikun e 50-të të karrierës së tij në klubin katalunas, ndërsa pas lojës foli për fitoren dhe ndeshjen e radhës ndaj Real Madridit në Copa del Rey.

"Sot kemi luajtur ashtu siç ne dimë, kemi luajtur mirë dhe arritën golat kur na duheshin", ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes për El Chringuito TV.

"Është gjithmonë e vështirë për të fituar këtu dhe ne e dinim se do të na duhej të ri-zbulojmë formën tonë".

"Ne e bëmë atë, u paraqitëm shumë mirë dhe morëm rezultatin e dëshiruar".

"Ne nuk mund të luajmë gjithmonë futbollin tonë më të mirë, dhe kemi qenë në një fazë ku nuk kemi luajtur mirë".

Lionel Messi duke festuar golin e dytë të Barcelonës (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

"Ka mjaft ndeshje për t'u luajtur, por sot ishte një fitore e rëndësishme për të vënë distancën midis neve dhe rivalëve tanë".

"Ne luajmë ndaj Real Madridit të mërkurën në Copa del Rey dhe kjo do të jetë një lojë e vështirë, veçanërisht ashtu siç është në Madrid, por ne duam të fitojmë".

"Duam të fitojmë gjithçka, loja është e rëndësishme, por ne duam të fitojmë dhe pastaj të përqendrohemi në ligë", përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/