Please enter at least 3 characters.

Mësohet lista e ekipeve të Amerikës për kualifikueset e CS:GO PGL Antwerp Major

2022/03/pgl-amerika.jpg

Janë përcaktuar 16 skuadrat që do të garojnë në kualifikuese të Amerikës për gjashtë vende pjesëmarrëse në PGL Major Antwerp që zhvillohet në Rumani.

Pas katër fazave kualifikuese, ku dy u mbajtën për ekipet e Amerikës së Veriut, ndërsa dy të tjera për ekipet e Amerikës së Jugut, më në fund është bërë e ditur lista e ekipeve te cilat do të garojnë në Bukuresht të Rumanisë duke filluar nga data 11 prill.

Evil Geniuses, PaiN Gaming dhe Party Astronauts siguruan tri vendet në kualifikimin e fundit të hapur të renditjes së madhe rajonale të Amerikës duke përmbyllur kështu listën për PGL Antwerp Major Americas RMR në prill.

Janë 16 ekipe nga Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut që do të përballen me njëra-tjetrën në formatin “swiss-system”, ku vetëm gjashtë do të arrijnë të kualifikohen për majorin e madh në Antwerp.

Ekipet që arrijnë të fitojnë tri ndeshje do të kalojnë për në PGL ANTWERP MAJOR, ndërsa ekipet të cilat humbin tri ndeshje, eliminohen nga turneu dhe humbin mundësinë për major.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të ekipeve:FURIATeam LiquidComplexityEvil GeniusesMIBRImperial00 Nation9zpaiN GamingTeam oNeParty AstronautsBad News BearsCaseISURUSSão Caetano
Leviatan

/Telegrafi/