Please enter at least 3 characters.

Meshkujt vërtet u frikësohen femrave të guximshme. Ja përse

2016/01/meshkujt-v-euml-rtet-u-frik-euml-sohen-femrave-t-euml-guximshme-ja-p-euml-rse_hd.jpg

Sipas studimit të ri të botuar në revistën Evolution & Human Behaviour, femrat e guximshme nuk janë atraktive për meshkujt

Hulumtuesit gjejnë arsye për sjellje të këtillë në evolucionin, përkatësisht në traditat shumëshekullore që meshkujt përjetohen si gjini më e fuqishme.

Hulumtuesit nga Universiteti në Sautempton kanë anketuar 159 femra dhe 181 meshkuj në disa shtete evropiane, duke u treguar fotografi të personave të të dy gjinive se si bëjnë vepra të guximshme – luftë në situata luftarake, apo ndihmë personave gjatë katastrofave natyrore, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa femrat kanë qenë të tronditura me fotografitë e meshkujve në situata heroike – posaçërisht të atyre për të cilët kanë dëgjuar që janë dekoruar për guximin e vet, rast i njëjtë nuk ishte edhe me meshkujt e anketuar.

Femrat ushtare, por edhe femrat me zemër të madhe, të cilat me vetëmohim u kanë ndihmuar të tjerëve dhe kanë treguar trimëri të madhe, meshkujt nuk i kanë përjetuar seksualisht joshëse, pa marrë parasysh në forcën fizike dhe pamjen e tyre.

Ky studim forcon dëshminë e supozimit se si dallimet midis gjinive në konfliktet e përziera grupore kanë prejardhje evolutive, dhe vetëm meshkujt kanë dobi nga tregimi i heroizmave – ka sqaruar Joost Leunissen, psikolog nga universiteti i sipërpërmendur dhe bashkautor i studimit. /Telegrafi/