Please enter at least 3 characters.

Meshkuj, shmangni këto ushqime nëse nuk dëshironi të mbani aromë të pakëndshme për gratë

2016/09/155379105.jpg
12:"Getty Images

Shkencëtarët nga Universiteti Macquarie, Asutrali, kanë zbuluar se dieta ka ndikim në mënyrën se çfarë arome mban djersa juaj tek gratë, ku zbulimet e tyre tregojnë se meshkujt kanë aromë më tërheqëse kur mbajnë dietë të shëndetshme.

Fatkeqësisht për dashamirët e bukës, hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt që konsumojnë shumë karbohidrate mbajnë aromën më të tmerrshme – ku gratë i përshkruajnë si persona me aromë të fuqishme dhe të tmerrshme.

Në këtë studim – i cili është publikuar në Journal of Evoulution and Human Behaviour – hulumtuesit kishin përdorur edhe spektrometra për matjen e nivelit të karotenoideve në lëkurën e meshkujve.

Gratë e kishin përshkruar djersën e meshkujve me nivele të larta të karoteinedeve si  me aromë të këndshme, të ëmbël dhe me kualitete mjekësore.

Përveç tyre, edhe personat që konsumojnë shumë proteinë në formën e dhjamit, mishit dhe vezëve mbajnë aromë të këndshme. /Telegrafi/