Please enter at least 3 characters.

Mesfushori i Atalantës refuzon Juventusin për Interin

2017/01/Roberto-Gagliardini-e1483430366186.jpg

Mesfushori i Atalantës, Roberto Gagliardini, kërkohej me ngulm nga Juventusi dhe madje ishte pranë kalimit te kampionët e Italisë.

Por orët e fundit duket se lojtari është bërë pishman dhe ka vendosur që të transferohet tek rivalët e tyre, Inter.

Sipas goal.com, 22-vjeçari do të transferohet tek “zikaltërit” për shumën e 30 milionë eurove.

Nuk dihet ende nëse italiani do të kaloj që në janar apo do të pres afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/