Please enter at least 3 characters.

Mesazh i fortë nga Getinjo përkrah Mozzik: U përpoqën të na shkatërrojnë, por ne kthehemi më të fortë

Foto: Instagram

Reperi Getinjo ka ndarë një InstaStory me një mesazh të fortë reflektues, ku flet për vështirësitë dhe përballjet që ai thotë se i kanë kaluar ndër vite.

Në postimin e publikuar, shfaqet në një fotografi krah vëllait të tij, këngëtarit Mozzik, ndërsa mbi imazh ka shkruar në anglisht se kanë pasur 'shumë kurthe' dhe 'shumë gjarpërinj' që kanë tentuar t’i 'varrosin', t’i gjykojnë dhe t’i shkatërrojnë.

Megjithatë, thekson se njerëzit 'nuk e dinë as 2 për qind të asaj që janë në të vërtetë'.

Foto: Instagram

Në një pjesë tjetër të mesazhit, Getinjo shton se ai dhe Mozzik 'kanë mbijetuar gjëra që do ta thyenin shumicën e njerëzve', duke lënë të kuptohet se sfidat personale e profesionale i kanë bërë edhe më të fortë.

Artisti ferizajas e mbyll postimin me idenë se, pavarësisht se çfarë bëjnë të tjerët, ata gjithmonë 'kthehen më të fortë'.

Fotografia e dy vëllezërve u pa si një dëshmi e lidhjes së tyre të fortë dhe mbështetjes që i japin njëri-tjetrit edhe në periudha të vështira.

Ata vazhdojnë të bëjnë bashkë edhe muzikë, këngë që kanë rezultuar mjaft të suksesshme. /Telegrafi/