Please enter at least 3 characters.

Merr flakë një veturë në Prishtinë, qytetarët i dalin në ndihmë shoferit

2021/04/167553034_261450419031827_6915849678083222640_n-1.jpg

Një veturë ka marrë flakë mëngjesin e së enjtes në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.

Në ndihmë shoferit i kanë ardhur fillimisht nga qytetarët që ishin duke punuar aty.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

“Rreth orës 10:00 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën  "Robert Doll" në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar  përhapjen e zjarrit”, tha Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Borovci theksoi se n raportohet për të lënduar.

“Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha ai. /Telegrafi/​