Please enter at least 3 characters.

Meriton Ferizi emërohet Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës

2021/09/Kosovos_Philharmonic_Orchestra_and_conductor_Claudio_Buchler.jpg

Gjatë ditës së sotme (e enjte) janë marrë dy vendime mjaft të rëndësishme për Institucionin e Operës së Kosovës, sipas një njoftimi të bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në rrjete sociale.

Njëri nga vendimet ka të bëjë me ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Operës, në të cilin është përzgjedhur Meriton Ferizi, kurse në kuadër të kësaj u emërua edhe Këshilli përgatitor.

Në këtë të fundit bëjnë pjesë: Merita Juniku, Inva Mula, Dardan Selimaj, Rreze Kryeziu Brezniva, Besa Luzha, Edon Ramadani dhe Mehdi Uka.

Postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Janë marrë dy vendime shumë të rëndësishme për Institucionin e Operës së Kosovës.Z. Meriton Ferizi është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës.Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Operës ushtron të gjitha të drejtat dhe obligimet e përcaktuara për pozitën e Drejtorit të Operës së Kosovës, veçanërisht inicion, zhvillon dhe administron të gjitha procedurat për krijimin e kushteve të nevojshme të të punësuarve në institucionin e Operës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.Gjithashtu është emëruar Këshilli përgatitor për inicimin dhe funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës.Këshilli ka këtë përbërje:Merita Juniku,Inva Mula,Dardan Selimaj,Rreze Kryeziu Breznica,Besa Luzha,Edon Ramadani,Mehdi Uka.Këshilli përgatitor është i mandatuar të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë për funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, duke përfshirë organizmin e brendshëm, hartimin e akteve nënligjore të nevojshme, krijimin e kushteve adekuate infrastrukturore për punë, planin vjetor të punës etj”. /Telegrafi/

Foto: Facebook