Please enter at least 3 characters.

Melania Trump rezulton negativ për COVID-19, por tani infektohet djali i çiftit presidencial

2020/10/10507152-d123-4ac8-b199-5a168f4b4e88-e1602709894378.jpg
261:"TOPSHOT - US President Donald Trump (L) walks with First Lady Melania Trump and their son Barron as they arrive at Morristown Municipal Airport in Morristown, New Jersey, on August 16, 2020. (Photo by JIM WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Në një mesazh të publikuar në ueb-faqen e Shtëpisë së Bardhë, Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump tha testimi i ri ka rezultuar negativi për coronavirusin.

Por djali i saj, Barron, 14 vjeç, doli pozitiv sa i përket pandemisë së njohur më mirë si COVID-19.

"Natyrisht, mendja ime shkoi menjëherë tek djali ynë", shkruan ajo pas diagnozës së saj dhe presidentit, Donald Trump, raporton CNN.

Barron fillimisht doli negativ, por sërish u testua dhe doli pozitiv. Ajo tha se Barron nuk kishte "asnjë simptomë", transmeton Telegrafi.

Sa i përket simptomave të saj, ajo tha se ato ishin "minimale, megjithëse më goditën të gjitha menjëherë". Zonja e Parë tha se kishte dhimbje trupi, kollë, dhimbje koke dhe ishte jashtëzakonisht e lodhur.

Ajo gjithashtu përshkroi planin e saj të trajtimit, duke thënë "Unë zgjodha të shkoj në një rrugë më natyrale për sa i përket mjekësisë, duke zgjedhur më shumë vitaminat dhe ushqimin e shëndetshëm. Ne kishim kujdestarë të mrekullueshëm përreth nesh dhe do të jemi përgjithmonë mirënjohës për kujdesin mjekësor dhe diskrecionin profesional që e morëm nga Dr. Conley dhe ekipi i tij. Për stafin mjekësor dhe personelin e qëndrimit që janë kujdesur për familjen tonë - faleminderit nuk thotë sa duhet", pohoi Melania.

Ndryshe, Donald Trump kishte deklaruar se e kaluar coronavirusin, por një gjë të tillë nuk e kanë mjekët e presidenti amerikan. /Telegrafi/