Please enter at least 3 characters.

Mel B rrëfen se ka pasur marrëdhënie intime me Geri Halliwell

2019/03/MelBGeriH-e1553508691823.jpg
253:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 16: Mel B and Geri Halliwell accept the Spice Girls award for 'Brits Performance of 30 Years' on stage at The Brit Awards 2010 at Earls Court on February 16, 2010 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
12:"Getty Images

Piers Morgan e ka publikuar një klip, në të cilin Mel B ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Geri Halliwell (tash Geri Horner).

Këtë deklaratë shokuese, 43-vjeçarja e ka bërë gjatë xhirimeve të Life Stories në javën e kaluar, ndërsa tashmë është bërë hit nëpër faqet rozë dhe mediat sociale.

Videoja është publikuar në kuadër të emisionit Good Morning Britain, ndërsa pas pranimit të saj, është shfaqur reagimi i Mel C në publik.

"Ke ardhur këtu që të jesh shumë e sinqertë - a ke apo nuk ke fjetur me Geri Halliwell? A ke fjetur me të", ishte pyetja e nikoqirit.

"Po, të gjitha kemi fjetur në një krevat bashkë, por jo ashtu, jo të gjitha", ka thënë ajo fillimisht, derisa Morgan insistonte: "A ke fjetur me Gerin në atë formë?'.

Ndërsa kësaj Mel B iu përgjigj duke qeshur dhe duke pohuar, teksa Piers ka thënë: 'Po? E vërtetë?". /Telegrafi/