Please enter at least 3 characters.

Meha nuk ka inati, i uron suksese shokëve (Foto)

2016/03/meha-111.jpg
3:"IBM

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha vazhdon t’i përkrah ‘kuqezinjtë’.
Edhe pse u injorua nga trajneri italian Gianni De Biasi duke mos u ftuar, Meha është në përkrahje të Kombëtares shqiptare.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Meha u ka uruar suksese shokëve të tij të Kombëtares në përballje me Austrinë.

“Ju uroj suksese djema”, shkroi shkurtimisht Meha duke i bashkangjitur shkrimit një foto të tijën me fanellë të Shqipërisë.

Meha është njëri nga futbollistët shqiptarë më në formë, por çuditërisht nuk ftohet nga De Biasi. /Telegrafi/