Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shënjestër e kritikave të shumta pasi u veshën si një prift dhe një admiruese provokuese
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë përballur me akuza të rënda nga besimtarë të fesë krishtere, pasi që reperi i famshëm kishte zgjedhur të dukej si një prift në kostumin e tij për Halloween.
Çifti publikoi në Instagram fotografi duke treguar veshjen e tyre, në të cilën shfaqej aktorja e veshur me rroba të zeza provokuese e lidhur me një rrip qeni, teksa shihej duke e marrë bekimin nga partneri i saj.
Ky postim ngjalli shumë zemërim te ndjekësit e krishterë, të cilët e kritikuan çiftin dhe këto postime i cilësuan si tallje me fenë e tyre. Disa nga ta thanë që këto publikime dukeshin “të neveritshme dhe fyese”.
Në këto imazhe që ngjallën kaq shumë reagime, Megan u paraqit me të brendshme të zeza ne formë rrjete dhe një qafore qensh e ulur ne gjunjë pranë të fejuarit të saj. Ky i dyti shihej i veshur si një prift duke bërë kungimin në gojën e aktores.
Këtyre imazheve iu bashkëngjit dhe një mbishkrim ku shkruhej “të dielave ne bëjmë kungim” së bashku me disa ‘emoji’ të duarve në formë lutjesh dhe disa rruaza.
Megan dhe burri i saj i ardhshëm, të cilët luajtën së bashku në “Midnight in the Switchgrass” në vitin 2019, filluan romancën e tyre në pranverën e vitit 2020. Çifti zbuloi fejesën e tyre në muajin janar.
Fox ndau me ndjekësit një video çasti, në të cilën MGK shihej i ulur në gjunjë me mbishkrimin: “Në korrik të vitit 2020 ne u ulëm nën këtë pemë. Kërkuam për magji. Ishim të pavëmendshëm për dhimbjen që do të përballonim së bashku në një periudhë kaq të shkurtër kohore.
Reperi nuk ka qenë i martuar më parë, por është prind i një 13-vjeçareje me ish të dashurën e tij, Emma Cannon. Në anën tjetër, Megan ka tre djem me-ish bashkëshortin e saj, Brian Austin Green. /Telegrafi/


